Përplasje në Qipro, Erdogan paralajmëron protestuesit: Mos mbillni farat e urrejtjes, nuk do keni sukses

Përplasje në Qipro, Erdogan paralajmëron protestuesit: Mos mbillni farat e urrejtjes, nuk do keni sukses

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka reaguar ashpër ndaj protestave në Qipron Veriore, duke paralajmëruar qytetarët turko-qipriotë që të mos “mbjellin farat e urrejtjes”, në mes të një krize në rritje rreth përpjekjeve të perceptuara të Ankarasë për të islamizuar një nga komunitetet më laike myslimane në botë. Gjatë një vizite të shkurtër të shtunën në territorin e pushtuar nga Turqia që prej vitit 1974, Erdogan inaugurroi një kompleks të ri presidencial dhe parlamentar, ndërsa u përball me reagimin e ashpër të popullsisë lokale ndaj një ligji të ri që lejon mbajtjen e shamisë në shkolla. “Kushdo që përpiqet të prishë vëllazërinë mes nesh dhe të krijojë përçarje, nuk do të ketë sukses”, deklaroi ai. Në një tjetër fjalim gjatë një festivali teknologjie, Erdogan...