Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Të shtënat me armë në Laç, pesë të plagosur, pamje nga vendi i ngjarjes
Laçi është tronditur pasditen e kësaj të shtune, pasi pesë persona janë plagosur me armë zjarri. Dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa një grua e kanë kapur plumbat aksidentalisht pasi ishte duke shitur qirinj pranë vendit ku ndodhën të shtënat. Vizion Plus ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes. Policia në një deklaratë zyrtare bën me dije se janë shoqëruar disa persona, ndëra është shpallur në kërkim autori i dyshuar të ngjarjes, i cili është identifikuar. “Rreth orës 13:30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për...