Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kurti pjesëmarrës në 50-vjetorin e Shoqatës ‘Malësori’ e Festivalin ‘Hasi Jehon’
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e shënimit të 50-vjetorit të themelimit të Shoqatës kulturo-artistike “Malësori” dhe në edicionin e 36-të të Festivalit Folklorik “Hasi Jehon”.“Pesë dekada përkushtim e punë të palodhshme për ruajtjen e vlerave të folklorit burimor, përmes veshjeve, instrumenteve e këngës popullore, e kanë shndërruar këtë manifestim në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në trojet ku jetojnë shqiptarët. Është një vendtakim i përvitshëm për mijëra artdashës dhe një skenë ku vlerat kulturore marrin hov”, u shpreh në hyrje të fjalës së tij kryeministri Kurti.Në vijim, Kurti tha se ky manifestim, që mbahet në fillim të muajit maj, përkon me datat simbolike të pajtimit të madh të gjaqeve më 2 maj 1990, ngjarje kjo...