Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
6 gola në gjysmëfinalen e parë, Barcelona dhe Inter dhurojnë spektakël
👁9751
Një ndeshje spektakolare u zhvillua në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, ku Barcelona dhe Inter barazuan me rezultatin dramatik 3-3 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve 2024/25. Zikaltrit e nisën vrullshëm takimin duke shënuar që në sekondën e 30-të me një magji me thembër nga Marcus Thuram, ndërsa në minutën e 21-të dyfishuan epërsinë me një gol akrobatik nga Denzel Dumfries. Reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm: Yamal shënoi për 1-2, ndërsa në minutën e 38-të Ferran Torres barazoi shifrat në 2-2. Në pjesën e dytë, Interi kaloi sërish në avantazh me golin e dytë personal të Dumfries pas...