Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Pas 11 majit do rishikojmë Kodin Penal”, Meta akuza nga qelia: 2/3 e qytetarëve, që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë!
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj, ka “shigjetuar” nga burgu ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, lidhur me masën e paraburgimit, që sipas tij keqpërdoret nga gjykatat, si dhe kushtet në këto institucione të vuajtjes së dënimit.Përmes një audio-mesazhi, Metaj shprehet se gati 2/3 e qytetarëve, që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë.“Ministri famoz i Drejtësisë, ai i “Dosjes 184”, të krimeve elektorale të Dibrës, i cili duhet të ishte sot në qeli, duke vuajtur dënimin e tij për krimin elektoral që tronditi edhe mediat europiane, Bundestagun dhe Parlamentin Europian dhe që bllokoi për vite të tëra integrimin. Por ai ishte dje në emision, duke mashtruar publikisht për situatën dramatike në burgjet shqiptare, ku abuzimi me paraburgimin...