Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, forcat ukrainase pretendojnë se Rusia lëshoi 150 dronë gjatë natës
                            Forcat ajrore të Ukrainës thonë se Rusia lëshoi 150 dronë në qytetet e saj gjatë natës. Forcat ajrore thanë se kanë rrëzuar 64 prej tyre dhe 62 dronë të tjerë nuk i kanë arritur objektivat e tyre, me shumë mundësi për shkak të kundërmasave të luftës elektronike. Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me 24 dronët e mbetur. Lajmi vjen teksa Ukraina dhe SHBA një ditë më parë nënshkruan marrëveshjen e shumëpritur për mineralet e rralla të tokës ukrainase, që tregon bashkëpunimin e vazhdueshëm midis dy vendeve edhe pas ardhjes së Trump në detyrë. Në marrëveshje nuk kishte garanci sigurie për Ukrainën, por nënshkrimi i saj ka alarmuar disi Kremlinin. Top Channel