Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Marrëveshje e barabartë”/ Zelensky flet për akordin SHBA-Ukrainë për mineralet: Erdhi si rezultat i takimit tim me presidentin në Vatikan
Nënshkrimi i një marrëveshjeje për mineralet midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara është rezultat i takimit që udhëheqësit patën në Vatikan fundjavën e kaluar, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Dyshja zhvilloi një takim të shkurtër para funeralit të Papa Françeskut të shtunën. Fotot e publikuara nga biseda treguan udhëheqësit në një diskutim të ngushtë në një zonë të zbrazët të Bazilikës së Shën Pjetrit. Zelensky tha se i tha presidentit amerikan “për gatishmërinë për të përfunduar një marrëveshje” gjatë takimit të Vatikanit. Udhëheqësi ukrainas e quajti marrëveshjen për mineralet një “marrëveshje vërtet të barabartë” që “krijon një mundësi për investime”, duke lavdëruar delegacionin ukrainas që punoi në negociata. “Përfaqësuesit tanë punuan shumë mirë. Marrëveshja ka ndryshuar ndjeshëm në procesin e përgatitjes”, tha ai. Zelensky...