Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
1 Maji, Meta: Punëtorët me nivelin më të ulët të pagës në Europë. Vendi po shpopullohet nga varfëria
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar gjendjen e punëtorëve në Shqipëri si dramatike dhe të përkeqësuar nga politikat e qeverisë aktuale. Ai akuzon qeverinë se ka braktisur punëtorët, duke i lënë në një marrëdhënie shfrytëzimi, pa kontrata të rregullta, pa sigurime shëndetësore apo kontribute pensioni. ‘‘Janë mbyllur qindra mijëra vende pune, është dëmtuar rëndë biznesi i ndershëm, turizmi, bujqësia dhe blegtoria dhe është goditur rëndë mirëqenia e familjeve të thjeshta punëtore. Me Programin e Shqipërisë Madhështore, ne i japim fund dramës së shpopullimit, por edhe shpërblejmë në mënyrë dinjitoze punën dhe njerëzit e punës, mbështesim me forcë meritokracinë”,-shkruhet në postimin e Metës, edhe pse kreu i PL-së është në burg që prej muajit tetor 2024. Postimi...