Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Shqipëria pa PS, drejt humnerës”, Rama në Dimal: Partitë e reja, si ndjesë pastë LSI-ja!
“Çdo alternativë tjetër përveç PS është e rrezikut për t’u kthyer sërish pas drejt të njëjtës humnerë”. Me këtë mesazh drejtuar banorëve, kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot takimin përmbyllës në bashkinë e Dimalit. Rama tha se në total gjatë viteve të qeverisjes janë bërë gjysmë miliardë euro investime, ndërsa premtoi se ka ende shumë punë për të bërë dhe prandaj i nevojitet mandati i katërt. “Njëri bufi i kënetës del thotë se do të shkrijë SPAK dhe e-Albania. Dmth drejtësia do të kthehet aty ku ishte, në kënetën e bufit, që kur vriteshin njerëz poshtë dritares së kryeministrit…Të tjerët që medemek janë të rinj, thonë se po qe se na vjen ne në dorë kjo punë, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë që...