Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Aeroporti i Vlorës nis testimin – Balluku: Brenda 2 muajsh synohet përmbyllja e certifikimeve
                            Nga 8 maji do të nisë testimi i Aeroporti Ndërkombëtar të Vlorës dhe brenda 2 muajsh parashikohet të përmbyllet certifikimi i nevojshëm për t’i hapur rrugë fluturimeve. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil inspektuan punimet që janë duke u kryer në këtë vepër aeroportuale, duke vënë në dukje se nisja e operimit do të ndikojë në rritjen e transportit ajror dhe zhvillimin e turizmit. Po ashtu u bë me dije se pranë këtij aeroporti do të hapet Akademia e Aviacionit, për ngritjen e kapaciteteve të reja. Sipas Ballukut në Aeroportin e Vlorës parashikohet të punësohen 1200 punonjës.  
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                   