Spanjë/ Kthyen depot dhe magazinat në ferma kanabisi, goditet grupi i shqiptarëve, 7 të arrestuar

Spanjë/ Kthyen depot dhe magazinat në ferma kanabisi, goditet grupi i shqiptarëve, 7 të arrestuar

Policia spanjolle në Barcelonë ka çmontuar një organizatë kriminale shqipfolëse të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, duke arrestuar 7 persona në dy aksione të ndryshme në pak ditë. Efektivët e Mossos d’Esquadra njoftuan se në rastin e parë lokalizuan dhe zbuluan një plantacion marijuane të fshehur në katër depo pranë autostradës N-230, midis distriktit Gualda të Lleidës dhe Torrefarrerës. Oficerët arritën të arrestonin edhe 3 të rinj shqiptarë, të moshës 24, 25 dhe 26 vjeç, të cilët i kapën ndërsa po bëheshin gati të korrnin më shumë se 3500 bimë kanabisi. Të arrestuarit, të gjithë kopshtarë, akuzohen për një krim kundër shëndetit publik dhe një tjetër për mashtrim me furnizimin me energji elektrike. Në aksion morën pjesë agjentët nga Njësia e Hetimit, Zona Rajonale...