Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Mineralet e Ukrainës, sot pritet të nënshkruhet marrëveshja me SHBA
                            Marrëveshja për mineralet mes SHBA dhe Ukrainës, mund të nënshkruhet sot sipas një raporti nga Bloomberg dhe Financial Times. Kushtet e sakta të marrëveshjes mbeten të paqarta, pasi ka disa pengesa, përfshirë një përplasje midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe atij amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, të cilët e kanë vonuar dakordësinë. Në fund të marsit, Trump ‘kërcënoi’ Zelenskyn, duke i thënë se ‘do të përballet me probleme të mëdha nëse tërhiqet nga marrëveshja e mineraleve’. Top Channel