Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
PD ankohet për votat e diasporës/ Përfaqësuesit demokratë: Në Kretë po bëhet krim zgjedhor. SPAK ta hetojë
Procesi i votimit nga jashtë nuk gëzon besimin e plotë të opozitës. Jozefina Topalli, drejtuese politike e Partisë Demokratike për Diasporën renditi problemet e procesit që në vlerësimin e saj cenojnë integritetin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. “Një ndër problematikat është mos shkuarja në adresë përkatëse për të tërhequr zarfin siç është marrëveshja, ka patur raste që ka munguar fleta e votimit. Ka patur raste që zarfet janë hedhur në oborr ose e ka marrë komshiu që nuk është e ligjshme”, shprehet Jozefina Topalli, drejtuese politike e PD për diasporën. Juristët e Partisë Demokratike pranë KQZ kanë konstatuar se në shtetin helen po kryhet krim zgjedhor për të cilin SPAK duhet te nisë hetim penal. “Problem Greqia, më konkretisht në Kretë ka ndodhur dhe...