Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tri ditë për të zgjedhur papën/ 133 kardinalët do të kyçen për të votuar kreun e Vatikanit
“Konklava do të zgjasë maksimumi tre ditë,” deklaron kardinali salvadoregjen Gregorio Rosa Chavez, ndërsa Vatikani përgatitet për nisjen e procesit të zgjedhjes së Papës së ri, të mërkurën më 7 maj. Sipas tij, çdo kardinal ka tashmë një listë të brendshme kandidatësh, edhe pse emri i përzgjedhur mbetet ende i paqartë. “Mund të mungojë ende emri apo stili, por drejtimi është i qartë,” shton ai, duke paralajmëruar gjithashtu se historia e Kishës ka treguar se nuk mungojnë surprizat. Edhe kardinali francez Jean-Paul Vesco ndan bindjen se Konklava nuk do të zgjasë shumë. Në një intervistë për “La Repubblica”, ai thekson se “kandidati do të dalë në mënyrë të qartë, sepse Kisha ka nevojë për unitet pas tronditjeve që solli Françesku.” Sipas Vesco-s, nuk do të...