Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Stresi nga nxehtësia, punonjësit shqiptarë më të cënuarit nga ndryshimet klimaterike
Rreziqet klimatike kanë një ndikim të drejtpërdrejtë tek njerëzit, duke ulur të ardhurat dhe duke dëmtuar asetet prodhuese. Në Ballkanin Perëndimor, rritja e temperaturave dhe rënia e reshjeve kanë filluar të ndikojnë tek punëtorët. Shqipëria do të jetë më e dëmtuara në këtë proces vlerëson Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO). Stresi nga nxehtësia do të ndikojë dukshëm vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria vlerësohet të jetë me e goditura në Rajon sa i takon produktivitetit të punës. Skenarët e rreziqeve nga ndryshimi i klimës tregojnë se në Shqipëri parashikohet të humbasin 0.07 për qind të orëve të punës në vitin 2030, ekuivalente me rreth 700 vende pune me kohë të plotë. Stresi nga nxehtësia rrit rrezikun e aksidenteve në vendin e punës, me vdekje që...