”5500 vende të lira pune”, ministri Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

”5500 vende të lira pune”, ministri Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bën me dije se në Platformën Kombëtare të Punësimit, puna.gov.al, janë shpallur 5500 vende të lira pune në të gjithë vendin. Tashmë, çdo punëkërkues plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes “puna.gov.al”. Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale një videoinformacion më të zgjeruar mbi degët dhe sektorët që ofrojnë vende e lira të punës. “Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm ju presin”, shkroi Gonxhja, teksa ftoi të rinjtë të aplikojnë për t’u...