Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Spanja dhe Portugalia në terr, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike
Një “fenomen i rrallë atmosferik”, është përgjegjës për ndërprerjet masive të energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe një pjesë të Francës, thanë operatorët e rrjetit. Operatori i rrjetit të Portugalisë REN tha se “ndryshimet ekstreme të temperaturës” kishin prodhuar një “dukuri të rrallë atmosferike” që shkaktoi ndërprerjet me energji elektrike. Ajo që besohet të jetë ndërprerja më e madhe ndonjëherë e energjisë në Evropë, ka ndërprerë fluturimet, ka ndaluar trenat, ka lënë qytete të tëra pa energji elektrike ose internet dhe ka lënë miliona pa shërbime jetike. Rrjetet e energjisë në Spanjë ishin në një garë me kohën të hënën pasdite për të rivendosur energjinë elektrike para perëndimit të diellit, kur prodhimi diellor ka të ngjarë të ndërpresë një të tretën e burimit të energjisë...