Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Uashingtoni reagon pas armëpushimit 3-ditor nga Putin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Presidenti do një armëpushim të përhershëm
Donald Trump e ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm në Ukrainë në vend të ndonjë pauze të përkohshme në luftime, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë. Karoline Leavitt foli pak pasi Vladimir Putin njoftoi se do të urdhëronte të gjitha forcat e Moskës të ndalonin luftimet nga 8-11 maji, që përkon me festimet e Rusisë që shënojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. “E kuptoj që Vladimir Putin këtë mëngjes ofroi një armëpushim të përkohshëm. Presidenti e ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm së pari për të ndaluar vrasjet dhe gjakderdhjen”, tha Leavitt. Leavitt tha se Trump “mbetet optimist se mund të arrijë një marrëveshje”, por shtoi se presidenti...