Krimet zgjedhore, regjistrohen në Prokuroi 14 kallëzime penale

Krimet zgjedhore, regjistrohen në Prokuroi 14 kallëzime penale

Prokuroria e përgjithshme ka njoftuar se janë regjistruar pranë saj 14 kallëzime penale për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Sipas njoftimit rastet kanë qenë në Tiranë, Fier, Sarandë, Durrës, Elbasan e Gjirokastër. Njoftimi: Në kuadër të informimit të publikut mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm deri më 28.04.2025, janë regjistruar në total 14 kallëzime penale për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, ‘Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor’, ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ dhe ‘Kanosja apo dhunimi...