Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
53-vjeçarja e zhdukur në Itali gjendet pa shenja jete pas rreth 2 javësh, ja për çfarë po heton policia
Fushat, rrugët e pashtruara dhe pyjet janë kthyer vitet e fundit në strehë për trafikantët e drogës. Pikërisht aty humbi gjurmët italiania Erika Ferini Strambi, natën e 5 korrikut. Erika, 53 vjeç, ishte larguar me Mini Cooper-in e saj të zi, model 2011, pasi kishte kaluar një mbrëmje me miq në një klub në Segrate. Më pas kishte mbetur vetëm, ndërsa nata kishte rënë. Kamerat e sigurisë dhe sistemet e identifikimit të targave e kanë kapur atë duke lëvizur në rrugët që përshkojnë zonën mes Aeroportit të Linate-s dhe Parkut Muzza. Pastaj, heshtje. Telefoni i saj celular u fik në...