QSUT në partneritet me “San Raffaele”, Rama: Moment historik për shëndetësinë tonë!

QSUT në partneritet me “San Raffaele”, Rama: Moment historik për shëndetësinë tonë!

Sot firmoset marrëveshja mes QSUT dhe spitalit europian “San Raffaele”. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë marrëveshje si një moment historik për shëndetësinë, QSUT-në dhe për Shqipërinë. “Ky është një moment historik për shëndetësinë tonë, për QSUT-në, por edhe për vetë Shqipërinë. Sot hapim një faqe krejt të re, në një rrugë që ka qenë e gjatë, jo e lehtë dhe kishte një pikënisje që të thuash dëshpëruese është pak. Një sistem shëndetësor ku e vetmja vlerë ka qenë ajo e profesionistëve që në kushte skandaloze luftonin për të mbrojtur dhe shpëtuar jetë. Ndërkohë as nuk mendonin më dot se një ditë kushtet do të bëheshin ato që janë sot.Përsëri ne jemi shumë më ambiciozë. Ambicia është që të bëjmë këtë qendër si pikë referimi...