Mister vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, bashkëjetuesja e tij: S’kishte konflikte

Mister vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, bashkëjetuesja e tij: S’kishte konflikte

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj mbetet ende një mister për autoritetet, pasi deri më tani nuk ka asnjë dyshim konkret mbi autorin apo motivin e krimit. Në një intervistë për mediat, bashkëjetuesja e viktimës, K. Rakipaj, ka rrëfyer detaje nga përditshmëria e të ndjerit dhe momentin kur ka ndodhur ngjarja tragjike. Ajo ka pohuar se në dijeninë e saj, Hoxhaj nuk ka qenë i përfshirë në konflikte dhe nuk ka shprehur ndonjëherë ndjesinë e kërcënimit. Megjithatë, ajo pranon se kohët e fundit rutina e tij kishte ndryshuar ndjeshëm, pasi ai nuk kishte më një orar të rregullt për të dalë apo për t’u kthyer në shtëpi. “Ky vinte, shkonte në punë. Dilte ndonjëherë në natë të vona, edhe… unë isha në punë. Ikja në punë...