52 kg luleshtrydhe me pesticide të importuara nga Greqia, AKU: E gjithë sasia rezulton e shitur

52 kg luleshtrydhe me pesticide të importuara nga Greqia, AKU: E gjithë sasia rezulton e shitur

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije se një sasi prej 52 kilogramësh luleshtrydhe të importuara nga Greqia ka rezultuar me përmbajtje të lartë pesticidesh, duke mos përmbushur standardet ligjore në fuqi. Sipas AKU-së, produkti u mor në analizë më 17 shkurt 2025, si pjesë e një monitorimi të bazuar në vlerësimin e riskut. Pas daljes së rezultateve laboratorike që konfirmuan praninë e pesticideve, autoriteti përdori sistemin e gjurmueshmërisë për të lokalizuar dhe tërhequr produktin nga tregu. Megjithatë, bazuar në faturat e shitjes të paraqitura nga operatori ushqimor, rezultoi se e gjithë sasia tashmë ishte shitur. Pas këtij incidenti,...
Burimi: Sot.com.al