Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Elvis Rroshi del hapur pro Berishës: Nuk fshihem, mbështes kushëririn tim. Kush më njeh e di që i bëj ballë situatave
Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është pozicionuar sot publikisht pro liderit të PD-së, Sali Berisha në zgjedhjet e 11 Majit. Në një status në faqen e tij në facebook, ai ka konfirmuar pjesëmarrjen në mitingun e demokratëve dy ditë më parë, për të cilin tha se ka mbështetur kushëririn, Elton Roshi që kandidon në listën e hapur të demokratëve. Roshi shkruan se nuk ka shkuar i maskuar në atë miting, por ka vendosur kapuç për shkak se po binte shi. “Unë nuk i fshihem askujt e nuk maskohem prej askujt. Unë isha në atë takim elektoral sepse unë mbështes kushuririn tim, djalin e xhaxhait, birin e Kavajës, Elton Rroshi. Dhe për të mbështetur njeriun e familjes time, unë nuk kam as frikë, as drojë...