Shpërthim i fuqishëm në Iran, raportohet për mbi 500 të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në Iran, raportohet për mbi 500 të plagosur

Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën, sipas televizionit shtetëror iranian. Dogana e Iranit tha se shpërthimi ndodhi në terminalin e kontejnerëve Sina, që është i lidhur me Organizatën e Porteve dhe Transportit Detar. Shërbimet e emergjencës dhe ekipet e ndihmës së parë iraniane ndodhen në vendngjarje dhe numri i të plagosurve është rritur me kalimin e orëve pas shpërthimit. Autoritetet nuk kanë treguar ende shkaktarin e shpërthimit. Mehrdad Hasanzadeh, zyrtar për menaxhimin e fatkeqësive, i tha televizionit shtetëror iranian se shpërthimi erdhi nga kontejnerët në portin Rajaei të qytetit. Pamjet në rrjetet sociale treguan një re të madhe tymi të zi. انفجاری شدید در بندر «شهید رجایی» بندر عباس...