Dhuna ndaj eksponentëve të PD/ Këlliçi: Në Dibër po implementohet manuali 184/2, Edi Rama kërkon të përgjakë Dibrën

Dhuna ndaj eksponentëve të PD/ Këlliçi: Në Dibër po implementohet manuali 184/2, Edi Rama kërkon të përgjakë Dibrën

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me tone të ashpra lidhur me situatën e tensionuar në Qarkun Dibër, duke akuzuar Partinë Socialiste për dhunë, presion elektoral dhe tentativë për manipulim të zgjedhjeve përmes zbatimit të asaj që ai e quan ‘manuali 184/2’. Në një deklaratë publike, Këlliçi i bëri thirrje SPAK dhe Policisë së Shtetit të veprojnë menjëherë dhe të mos qëndrojnë peng i politikës. Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:            Të nderuar qytetarë, Në Dibër po tentohet të implementohet me dhunë Manuali 184/2. Është momenti që SPAK të dëshmojë se nuk është peng dhe as Çyryk! Vetëm pak ditë pasi Drejtuesi Politik i Qarkut Dibër, Blendi Klosi, kërcënonte diasporën  se  patronazhistët e tij do e merrnin  vesh...