51-vjeçari humbi jetën në burg/ Familjarët letër institucioneve: Vdiq për shkak të neglizhencës…

51-vjeçari humbi jetën në burg/ Familjarët letër institucioneve: Vdiq për shkak të neglizhencës…

51-vjeçari, Besnik Koçiu humbi jetën në burgun 313 pas problemeve shëndetësore. Familjarët e viktimës nga ana tjetër kanë hedhur akuza ndaj institucioneve se 51-vjeçari nuk humbi jetën nga sëmundja por nga neglizhenca dhe shpërfillja e burgut. Sipas familjarëve burgu 313, nuk tregoi kujdesin as më minimal dhe njerëzor ndaj një të paraburgosuri i cili kishte probleme serioze shëndetësore. Ata theksojnë se 51-vjeçari një natë para se të ndërronte jetë shfaqi probleme shëndetësore dhe në vend që të dërgohej për trajtim u izolua në një ambient tjetër. Familjarët shtojnë se i afërmi i tyre dha frymën e fundit i vetëm dhe...