Noka me banorët e Gramshit: Ju nuk keni nevojë për një hajdut, por për qeveri që të punojë me zemër

Noka me banorët e Gramshit: Ju nuk keni nevojë për një hajdut, por për qeveri që të punojë me zemër

Nga Gramshi, Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka u bëri thirrje banorëve që t’i japin përgjigjen që meriton “Rilindjes”, pas shkatërrimit ekonomik, social dhe infrastrukturor që u ka bërë 12 vite. Pasi takoi me qindra qytetarë dhe vizitoi fshatrat Skënderbegaz dhe Cërunjë Noka e quajti poshtëruese që gramshiotët të mashtrohen sy për sy nga Rama. Noka vuri theksin te plaga e kësaj zone të bekuar nga natyra, largimi masiv i rinisë, shkatërrimi i sistemit arsimor, vjedhjen e subvencioneve dhe mashtrimin e madh, shëndetësinë falas e cila nuk ndodhi kurrë me “Rilindjen”. “Ju, keni një gjë për t’i dhënë politikës, për të na dhënë votën. Pushteti ka detyrë t’ju japë shërbime, përkujdesje, t’ju ndërtojë infrastrukturën. Ju keni detyrë të paguani taksat, pushteti ka detyrë t’ju...