Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Funerali i Papa Françeskut, Vjosa Osmani takon presidentin Trump para ceremonisë
                            Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka patur një takim me presidentin e SHBA Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump, para fillimit të ceremonisë së varrimit të Papa Franceskut. Siç duket nga foto, ata kanë shtrënguar duart në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan. Papa Françesku vdiq në moshën 88 vjeçare pasi pësoi një goditje në tru të hënën e Pashkëve, vetëm një ditë pasi u shfaq në të njëjtin shesh për t’u ofruar një bekim besimtarëve në pikën kulmore të kalendarit të krishterë.