Jorida Tabaku në “Woman Global Summit”: Gratë janë forca që nuk dorëzohet kurrë

Jorida Tabaku në “Woman Global Summit”: Gratë janë forca që nuk dorëzohet kurrë

Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, Jorida Tabaku, ishte e pranishme në “Woman Global Summit”, ku ndau mesazhe të forta dhe të ndjera mbi rolin e grave në politikë dhe në shoqëri. Në fjalën e saj, Tabaku theksoi se gjatë gjithë karrierës së saj është përpjekur të mbështesë gratë dhe vajzat, jo vetëm duke krijuar hapësira për pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje, por edhe duke dhënë një model ndryshe në politikë.“Nuk ke nevojë të jesh burrë për të qenë e fortë. Mjafton të jesh grua dhe të lësh shenjë,” u shpreh ajo, duke nënvizuar sfidat me të cilat përballen gratë çdo ditë, si në profesion ashtu edhe në jetën familjare. Duke folur për përfaqësimin politik të grave, Tabaku theksoi se, edhe...