Brook: Shqipëria nuk do të jetë pjesë e BE në 2030, sepse Rama e ka kthyer në një narko-shtet vendin

Brook: Shqipëria nuk do të jetë pjesë e BE në 2030, sepse Rama e ka kthyer në një narko-shtet vendin

Zëvendës presidenti i CDI, Elmar Brook, në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga LDK me temë “Global She”, theksoi se Shqipëria nuk do të jetë pjesë e BE në vitin 2030, për arsye se Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një narko-shtet. Brook tha se socialistët në Gjermani e marrin pushtetin vetëm për të rrëzuar shtetin, kurse sipas tij, konservatorët rrisin ekonominë. “Jam krenar që ndodhem këtu, jam edhe pak nervoz, z.Berisha më mbrojti mbrëmë. Shoh gra të cilat i kam njohur prej vitesh. Kjo tregon se ky vend ka gra të forta. Albana, Jozefina, Jorida. Unë ju inkurajoj që të modernizoni vendin tuaj dhe besoj nga sa të dëgjova nga kryetari Berisha që ai do t’ju japë përsëri mundësi kur të ktheheni në pushtet...