Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha fushatë të veçantë në Kavajë, me praninë e figurave ndërkombëtare
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një miting elektoral në qarkun e Kavajës, nga ku dhe vijoi me prezantimin e programit të tij qeverisës. E veçanta e këtij mitingu, është fakti se kanë marrë pjesë figura ndërkombëtare, të cilët mbështetin Sali Berishën në këto zgjedhje parlamentare të 11 Majit. Prezentë ishin Elmar Brok (ish-deputet i Parlamentit Evropian), Antonio López-Istúriz White (anëtar i Partisë Popullore Evropiane), Andres Pastrana (në lidhje të drejtpërdrejtë, ish-President i Kolumbisë). Arsyeja përse Berisha zgjodhi që këto personazhë t’i marrë në Kavajë, duket se lidhet me faktin që Bashkia ka në krye demokratin Fisnik Qosja. Kryedemokrati tha se ndërkombëtarët kanë treguar mbështetje të fort për Partinë Demokratike dhe rotacionin politik në vend sipas tij. E duke qenë se Kavaja “u përket”...