Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
500 euro në lajme, jo në xhepa/ Qeveria ende pa vendim për pagën minimale
Në fushatën zgjedhore të 11 majit, kryeministri Edi Rama e nisi garën me një shifër premtuese për qytetarët: 500 euro. Kaq do të bëhet paga minimale në Shqipëri, sipas tij, deri në vitin 2026. Hapi i parë drejt përmbushjes së këtij premtimi, miratimi i vendimit nga Këshilli i Ministrave. “Në qershor do ta bëjmë pagën minimale 500 euro dhe do të hyjë në efekt nga janari i 2026-ës”, njoftoi kryeministri Rama pak përpara zgjedhjeve, duke shtuar se kjo rritje do të ndodhë pa vendosur “asnjë taksë shtesë” për biznesin në 18 muajt e parë. Një premtim i lehtë dhe i kuptueshëm për të gjithë votuesit. Por dy muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, kur tymi i fishekzjarreve elektoralë është shuar, Faktoje vendosi të verifikojë nëse është hedhur ndonjë hap...