Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            E pazakontë/ Dreri i Kopshtit Zoologjik “del shëtitje” tek liqeni Artificial i Tiranës
                            Një ngjarje ka ndodhur në Tiranë teksa raportohet se dreri i kopshtit zoologjik dhe ka vijuar “shëtitjen” i lirë. Në videon e siguruar nga Vox News shihet dreri i cili lëviz shumë pranë zonës së Liqenit Artificial të Tiranës. Momentalisht edhe nuk dihen rrethanat sesi dreri i kopshtit zoologjik ka dalë nga vendi ku do të duhej të qëndronte dhe të shihej nga vizitorët, sikurse nuk ka informacion nëse ai mund të jetë rikthyer sërish atje.