Qofte Shtëpie me Oriz – Receta më e Veçantë e Traditës

Qofte Shtëpie me Oriz – Receta më e Veçantë e Traditës

Qoftet janë një nga gatimet më të njohura të traditës e jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë zonën e Ballkanit. Në të shumtën e rasteve mund t’i gjeni të përgatitura me mish e erëza dhe shija e tyre nuk ka të krahasuar. Megjithatë ky gatim qindravjeçar është sofistikuar me kalimin e kohës, shpesh mund të keni hasur qoftet me perime, me patate, lulelakër apo brokoli. Edhe kjo mënyrë e përgatitjes së tyre mund të themi që nuk mbetet aspak pas për nga shija e mirë. Në recetën e sotme AgroWeb.org ju sugjeron sërish një mënyrë të re, sa të lehtë në përgatitje ashtu edhe të mrekullueshme për t’u provuar. Qoftet me oriz do të kthehen në gatimin tuaj të çdo rasti dhe në...