Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, AMP arreston punonjësin e policisë në Vlorë
                            Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Vlorë-Gjirokastër ka vënë në pranga punonjësin e policisë S. Gj., me detyrë shofer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Akademia e Sigurisë), pasi u kap duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt.   Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, ku S. Gj. humbi kontrollin mbi një automjet tip Volkswagen (ambulancë), duke shkaktuar dëme materiale në tre automjete të parkuara pranë rrugës. Pas aksidentit, punonjësi i policisë iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi pozitiv me një normë prej 1.16 mg/l dhe 1.14 mg/l, duke konfirmuar gjendjen e dehjes në momentin e ngjarjes.   Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e arrestoi në flagrancë për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të...