Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zgjerohet lista e atentateve misterioze, një tjetër komandant rus objektiv i dyshuar i shërbimeve ukrainase
Gjenerali Yaroslav Moskalik është emri më i ri në radhën e figurave ushtarake apo pro-Kremlin që dyshohet se janë goditur nga operacione të fshehta ukrainase brenda territorit të Rusisë. Seria e atentateve misterioze ka vazhduar me intensitet që nga viti i kaluar. Më 17 dhjetor 2024, gjenerali Igor Kirillov, komandanti i Trupave të Mbrojtjes Kimike, Biologjike dhe të Rrezatimit në ushtrinë ruse, humbi jetën pasi një bombë e fshehur brenda një skuteri elektrik shpërtheu jashtë banesës së tij në Moskë. Vetëm disa ditë më herët, shkencëtari kryesor rus i raketave, Mikhail Shatsky, u vra me armë zjarri në një pyll pranë Moskës. Në dhjetor 2023, ish-deputeti ukrainas me qëndrime pro-ruse, Illya Kyva, u vra me armë zjarri në një park jashtë kryeqytetit rus. Në prill...