Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Presidenti Trump pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit të Papa Franceskut, liderët botërorë në radhën e parë
Presidenti Donald Trump mbërrin sonte në mbrëmje në Romë (në ora 22:50, Fiumicino) për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Franceskut. Presidenti i SHBA-ve do të rikthehet në Shtetet e Bashkuara nesër në orën 13:30. Gazetarja Alba Kepi raporton për Syri Televizion se në ceremoninë e varrimit, pritet të jenë të pranishëm shumë liderë botërorë, dhe ndër ta është edhe Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, i cili ka shumë gjasa të jetë në radhën e parë të delegacioneve shtetërore pjesëmarrëse. Pozicionimi i delegacioneve do të bëhet sipas një rregulli alfabetik, ku delegacionet italiane dhe argjentinase do të jenë të parat, dhe Shqipëria, si dhe vende të tjera si Angola, do të jenë më pas në këtë radhë të parë. Po ashtu, ka konfirmuar...