Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Xhelal Mziu dhe nipi i tij rrahin punonjësin e Bashkisë Bulqizë, përfundojnë në SPAK
Policia e Dibrës ka referuar në SPAK materialet në ngarkim të deputetit të PD Xhelal Mziu dhe nipit të tij 36-vjeçar, E. M., pasi akuzohen se kanë goditur me grushte një qytetar pas një takimi elektoral në fshatin Ostren. Sipas hetimeve, dyshohet se rreth orës 13:00 të datës 24 prill 2025, Xhelal Mziu dhe nipi i tij kanë goditur me grushte shtetasin 33 vjeçarin Kalosh Murra, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren, pas përfundimit të një aktiviteti elektoral të Partisë Demokratike. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të...