Berisha nga Gjirokastra: Popullsia është shpopulluar, vendi është zhytur në mjerim

Berisha nga Gjirokastra: Popullsia është shpopulluar, vendi është zhytur në mjerim

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, në qytetin e Gjirokastrës, hodhi akuza ndaj qeverisë se u ka vjedhur shqiptarëve paratë e taksave të tyre. Ai tha se vendi është zhytur në mjerim. ”Sot fshati ka një pension 120 euro dhe ndihma ekonomike është qesharake, a është kjo Gjirokastra madhështor, jo, a është kjo Shqipëria madhështore jo. Në shkollat e Gjirokastrës janë reduktuar nxënësit, kur ka klasa me dy nxënës dhe klasa pa nxënës. Çfarë po ndodh a nuk po zvogëlohemi ne në mënyrë të tmerrshme. Nuk ka një komb që në 10 vite sipas statistikave, të ketë humbur mbi 1 milionë shqiptarë, jo. Ne kemi përcaktuar minimumin jetik, çdo shqiptar 200 euro, çdo pensionistë 200 euro, të...