Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berisha premton kompensime pronash dhe legalizime në Himarë dhe i drejtohet Kryeministrit: S’do i gëzosh kurrë tokat e banorëve
Kompensime pronash dhe legalizime në Himarë ishte premtimi kryesor i kryedemokratit Sali Berisha për qytetarët e Himarës. Qeveria e ardhshme garanton paprekshmërinë e pronës, tha Berisha gjatë takimit në Himarë. Ai hodhi akuza edhe për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. “Premtojmë kompensimin e saj, pajisjen tuaj me dokumente, të gjitha legalizimet do t’i ketë përparësi absolute. Sot, në Shqipëri ka ligje që janë një kopje e ligjeve të ’46. Rama ka krijuar një agjenci ku ka vendosur si pronë të gjithë territorin e shtetit shqiptar. Ka vënë aty një zëdhënëse, një lubi tjetër, dhe ajo ka autoritetin të bëjë ç’të dojë me pronat e shqiptarëve në Himarë, në Vlorë, në Berat, kudo në Shqipëri”. Akuzat i vijoi ndaj kryebashkiakut Vangjel Tavo dhe kryeministrit Edi Rama. “Ne...