Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BB: Ekonomia shqiptare ngadalësohet në 2025, dobësimi i kërkesës dhe investimeve rrit pasiguritë
Shqipëria ka mbyllur vitin 2024 me një rritje ekonomike prej 3.9%, duke ruajtur një ritëm të qëndrueshëm për të dytin vit radhazi, sipas raportit Ekonomik Pranveror 2025 të Bankës Botërore. Rritja është mbështetur nga konsumi privat, dërgesat e emigrantëve dhe zgjerimi i kredidhënies për familjet. Megjithatë, perspektivat për vitin 2025 janë më të zymta. Rritja ekonomike në Shqipëri pritet të ulet në 3.2%, ndërsa në 2026 në 3.1%, si pasojë e ngadalësimit të kërkesës së jashtme, dobësimit të investimeve të huaja dhe pasigurive globale që lidhen me tensionet gjeopolitike dhe politikat tregtare. Në nivel rajonal, Ballkani Perëndimor ka ruajtur një mesatare rritjeje prej 3.5% në vitin 2024, me Kosovën dhe Serbinë që kanë shënuar ndër rritjet më të larta. Për vitin 2025, raporti parashikon një...