Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sulmi më vdekjeprurës i Rusisë mbi Kiev që nga korriku/ Blloqet e apartamenteve u rrafshuan…
Nga Jon Donnison, BBC Gjendem jo shumë larg qendrës së Kievit në një lagje të madhe banimi. Mbrëmë, rreth orës 01:30 me orën lokale, u zgjova nga zhurma e shpërthimeve të forta. Pati shumë zjarr kundërajror, ndërsa ukrainasit u përpoqën të rrëzonin disa nga dronët dhe raketat. Sirenat ranë dhe njerëzit vrapuan drejt strehimoreve. Përpara meje tani shoh një bllok apartamentesh që është rrafshuar plotësisht. Të gjitha ndërtesave përreth u janë thyer xhamat dhe u janë shembur ballkonet. Ka shumë dëme. Këtu janë vrarë nëntë persona. Ka shumë shërbime emergjente që po kërkojnë ende nëpër rrënoja ku ata mendojnë se njerëzit janë të groposur. Fola me një grua, banesa e së cilës ishte dëmtuar rëndë. Ajo ka ikur dy herë nga vendlindja e saj në...