Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën për kthimin e telefonit të Veliajt, vazhdon masa e sigurisë arrest me burg

Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën për kthimin e telefonit të Veliajt, vazhdon masa e sigurisë arrest me burg

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar sot kërkesën e avokatëve të kryetarit të Bashkisë Tiranë për kthimin e telefonit të tij. Seanca, e cila ka nisur në orën 09:30, ka vazhduar për shqyrtimin e kërkesës dhe ankimit të avokatëve të Erion Veliajt kundër sekuestrimit të telefonit të tij, ditën kur ndaj tij, në zyrën e Bashkisë së Tiranës, u ekzekutua masa e sigurisë “arrest me burg”, e caktuar nga gjyqtari Erion Bani. Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme u njoh me informacionin dy mujor të hetimeve të Prokurorisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në kuadër të ligjit që përcaktohet në këtë fushë. SPAK ka paraqitur një material voluminoz në lidhje me hetimet shtesë për procedimin penal ku hetohen Erion Veliaj, bashkëshortja e...