Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tronditje në Ekuador, Gruaja dhe djali i futbollistit Jackson Rodríguez rrëmbehen nga persona të armatosur
Një ngjarje tronditëse ka goditur futbollin ekuadorian dhe klubin Emelec. Sipas raportimeve zyrtare të Policisë, gruaja dhe djali i futbollistit Jackson Rodríguez janë rrëmbyer në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në banesën e lojtarit në qytetin bregdetar të Guayaquil. Autoritetet bëjnë me dije se persona të armatosur dhe të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Rodríguez, duke grabitur sende me vlerë dhe para 'cash', përpara se të rrëmbenin anëtarët e familjes së tij. Fatmirësisht, vetë futbollisti ka shpëtuar pa lëndime dhe aktualisht ndodhet nën mbrojtje policore. Ndërkohë, klubi Emelec nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar mbi situatën, duke ruajtur një qëndrim të heshtur për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe hetimeve në vijim. Ngjarja ka ndodhur në Guayaquil, një nga qytetet...