Spiropali “skanon” potencialet zhvillimore e turistike të Kavajës dhe Rrogozhinës: Zona bregdetare, pikë referimi për turizmin familjar dhe të qëndrueshëm

Spiropali “skanon” potencialet zhvillimore e turistike të Kavajës dhe Rrogozhinës: Zona bregdetare, pikë referimi për turizmin familjar dhe të qëndrueshëm

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi, Antonela Dedej dhe Eldi Çepeli, zhvilloi sot takime me banorë, familje e sipërmarrës në qytetin e Kavajës dhe në Karpen, Gërmenj, Sinaballaj dhe Rikaj. Gjatë këtyre takimeve Spiropali nënvizoi potencialet e mëdha zhvillimore dhe turistike të zonave rurale dhe bregdetare te bashkive të Kavajës dhe Rrogozhinës dhe prezantoi disa aspekte të programit të Qeverisë për zhvillimin e tyre dhe mbështetjen e fermerëve dhe sipërmarrjeve në sektorin e turizmit. ”Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, si kryefjala e fushatës së zgjedhjeve të 11 majit, do të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik, bujqësinë dhe turizmin në zonat e Kavajës dhe Rrogozhinës. Sepse anëtarësimi në familjen europiane lidhet...