47 liderët e BE në një aeroport! TIA, siguri dhe standarde ndërkombëtare në pritjen e delegacioneve të nivelit të lartë

47 liderët e BE në një aeroport! TIA, siguri dhe standarde ndërkombëtare në pritjen e delegacioneve të nivelit të lartë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka përmbyllur me sukses një nga operacionet më të rëndësishme dhe komplekse të këtij viti, duke pritur dhe përcjellë 47 delegacione të nivelit të lartë me kryeministra e presidentë nga e gjithë Europa, të cilët morën pjesë në Samitin Europian të Komunitetit Politik 2025, të zhvilluar për herë të parë në Tiranë më 15 dhe 16 maj. TIA arriti të menaxhojë me efikasitet jo vetëm flukset e larta të vizitave zyrtare, por gjithashtu garantoi vijimësinë e plotë të trafikut ajror për fluturimet e rregullta, pa shkaktuar asnjë anulim apo vonesë të ndjeshme për pasagjerët.. Ky...
Burimi: Top-Channel.tv