Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shoqërimi i një 14-vjeçari pasi hodhi kapsolla në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dhunua nga policia
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka denoncuar publikisht një rast dhune të ushtruar nga efektivë të Policisë së Komisariatit Nr. 1 në Tiranë ndaj një fëmije 14-vjeçar, ngjarje e ndodhur më 12 prill 2025 pranë zonës së Kodrës së Liqenit. Sipas ankesës së prindërve të të miturit, i riu u ndalua pasi u kap duke hedhur kapsolla, por gjatë ndalimit ai është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Dy vëzhgues të KShH-së, të dërguar për të verifikuar ngjarjen, raportuan se në dokumentacionin zyrtar figuron një hematomë pranë syrit të djathtë të të miturit, por nuk ka asnjë evidencë që ai të jetë kontrolluar nga mjeku i komisariatit. Sipas KShH-së, kjo përbën shkelje të procedurave standarde për trajtimin e të ndaluarve. Vetëm pas ndërhyrjes së prindërve, i mituri...