No Image Available

Rama: Mandatin e katërt do të ndërtojmë rrugën Berat-Poliçan-Skrapar, së shpejti hapim kombinatin e armëve

Kryesocialisti Edi Rama në vijim të takimeve elektorale u ndal në një takim këtë të mërkurë me qytetarët e Poliçanit. Në fjalën e tij ai tha se qeveria socialiste në mandatin e katërt do të ndërtojë rrugën e re Berat-Poliça-Skrapar. Sipas tij kjo rrugë e re jo vetëm që do të ngushtojnë largësinë mes qyteteve si me Tiranën apo Përmetin, por do të sjellë më shumë turistë. “Në mandatin e katërt kemi përcaktuar si pjesë të planit tonë edhe rrugën e re Berat-Poliçan-Skrapar. Rruga e re do të ngushtojë shumë distancën, do të rrisë shpejtësinë e lidhjes tuaj jo vetëm me Beratin por dhe me Tiranën. Do të lidhë Skapraparin me Përmetin dhe do të sjellë shumë më tepër turizëm”, tha Rama. Më tej kryesocialisti...