Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Si Papa Françesku mbrojti ndër vite artin dhe kulturën bashkëkohore
Pas ndarjes nga jeta në moshën 88-vjeçare, Papa Françesku kujtohet jo vetëm si një lider shpirtëror i botës katolike, por edhe si një nga figurat që la gjurmë në historinë e Kishës përsa i përket artit dhe kulturës. Gjatë pontifikatit të tij, ai hapi dyert për dialog mes fesë dhe artit bashkëkohor. Në vitin 2024, ai bëri histori si papa i parë që vizitoi Bienalen e Venecias, ekspozitën më prestigjioze të artit në botë. Ai vizitoi pavijonin e ngritur brenda një burgu për gra në ishullin Giudecca, ku disa nga veprat ishin krijuar nga të burgosura. Papa Françesku gjithashtu themeloi një galeri për artin bashkëkohor brenda Bibliotekës së Vatikanit, autorizoi rikthimin e skulpturave të Partenonit në Greqi dhe mbrojti vazhdimisht rëndësinë e artit. “Bota ka...